Politike

Nëse Gjykata vendos kundër Berishës, Meta: Të gjithë e dinë kush është PD-ja! Lojë e Ramës vonesa e vendimit

Ai u shpreh se dihet se kush është Partia Demokratike e vërtetë teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se kontrollon drejtësinë.

18 Tetor 2022, 21:44 Nga e.k
Nëse Gjykata vendos kundër Berishës, Meta: Të gjithë e
Ilir Meta

TIRANË- Kryeatari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk komentoi se çfarë vendimi do të marrë ai dhe PL nëse Gjykata e Apelit vendos kundër kryedemokratit, Sali Berisha. Ai u shpreh se dihet se kush është Partia Demokratike e vërtetë teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se kontrollon drejtësinë.

Gazetarja: A do qëndroni në krah të Sali Berishës nëse Gjykata vendos që drejtimin e Partisë Demokratike ta ketë një tjetër. A do lejoni që PD të regjistrohet në zgjedhje me logon e PL-së?

Ilir Meta: Nuk dua të komentoj. Ne kemi Rama-forma. Për mua gjykatat duhet të ishin shprehur me kohë, të gjithë e dinë se kush është Partia Demokratike dhe se Gjykatat i kontrollon Rama. Kjo është lojë e tij që ta mbajë kështu Partinë Demokratike.

ilir meta

Sondazh

Poll