Politike

"U rrahët me hunj e negocioni me non-gratan"/ Bardhi: Bashkohemi kundër Ramës!

Bardhi thotë se ka ende gjëra për të cilat ndahen, por që në zgjedhjet lokale do të mbështesë kandidatin e përbashkët me të cilin PD-ja do të garojë. 

18 Tetor 2022, 21:20 Nga F.M
"U rrahët me hunj e negocioni me non-gratan"/ Bardhi: Bashkohemi
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se Partia Demokratike do të bashkohet për të mundur kryeministrin Edi Rama. I ftuar në "Open", Bardhi thotë se ka ende gjëra për të cilat ndahen, por që në zgjedhjet lokale do të mbështesë kandidatin e përbashkët me të cilin PD-ja do të garojë. 

Pjesë nga biseda: 

Gazment Bardhi: Nuk po negocion Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, po përpiqemi të gjejmë një mekanizëm që të bëjë bashkë demokratët. Ka gjëra për të cilat ne ende ndahemi, por jemi bashkë në luftën kundër Ramës.

Me një non-grata?

Gazment Bardhi:Nuk kandidon zoti Berisha në zgjedhjet lokale dhe ne po e mbështesim, as ne nuk kandidojmë. 

Ju jeni rrahu me hunj aty dhe kështu siç po e përshkruani ju është një teatër...

Gazment Bardhi:Kush bën teatër...

Shikoni pamjet e 8 shkurtit, shikoni sa e thellë ka qenë ndarja. 

Gazment Bardhi:Ndarja nuk na pengon për të pasur një bashkim në bazë për të shkuar në zgjedhje.

Keni hequr dorë nga kushti për të mos patur një non-grata në parti?

Gazment Bardhi:Nuk hyn non-grata në zgjedhjet lokale. 

gazment bardhi bashkimi i pd

Sondazh

Poll