Politike

VIDEO/ Rikandidon në Përmet? Rama prezanton Almën në Tik-Tok: U qepet dhe nuk u ndahet fondeve! Përshëndeti pak...

Pas falenderimit të Hoxhës, Rama ngre pikëpyetje teksa shton se përshkrimi i bërë prej tij mund të merret edhe si mundësi rikandidimi.

18 Tetor 2022, 20:44 Nga F.M
VIDEO/ Rikandidon në Përmet? Rama prezanton Almën në
Alma Hoxha

PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për të rikandiduar Alma Hoxhën në Bashkinë e Përmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Sot, teksa nisi turin e bashkive nga Përmeti, kreu i qeverisë ka prezantuar me ndjekësit e tij në Tik Tok kryebashkiaken Alma Hoxha. 

Rama e përshkruan Hoxhën si personin që nuk u ndahet investimeve dhe ndaj Përmeti ka përfituar shumë fonde nga Bashkimi Evropian. Në fund i kërkon të përshëndesë dhe kryebashkiakja ndjekësit e rrjetit social. Pas falenderimit të Hoxhës, Rama ngre pikëpyetje teksa shton se përshkrimi i bërë prej tij mund të merret edhe si mundësi rikandidimi. Në fund qeshin të dy. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Kjo është Alma, kryetarja e Bashkisë Përmet, zysh Alma, e cila ka një meritë ndër të tjera, por kryesorja është që nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë, ajo e Përmetit ka përfituar më shumë fonde evropiane. Sepse Alma u qepet dhe nuk u ndahet fondeve, gjë që ka bërë që edhe fondet për Përmetin të rriten. Dhe ky është një nga hotelet më të bukura në Përmet, Alma përshëndeti pak.

Alma Hoxha: Ju përshëndes të gjithëve, shumë faleminderit për vlerësimin, unë këtë vlerësim e kuptoj si më shumë përgjegjësi, më shumë të mira për Përmetin.

Edi Rama: Thashë se do thojë e kuptoj si rikandidim (qesh)

(Qesh dhe kryebashkiakja).


Deri më tani janë zbuluar dy emrat e parë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në Lushnje do rigarojë Eriselda Sefa, ndërsa në Fier, Armando Subashi. Erion Veliaj është emri tjetër që është rikonfimuar, por ende zyrtarisht. Zgjedhjet lokale të 2023-shit pritet të mbahen mes muajit prill e maj, por data nuk është caktuar ende. Vendi ynë është i ndarë në 61 bashki, 59 prej të cilave drejtohet nga kampi rozë, Shkodra ka në krye demokratin Bardh Spahia, ndërsa në Finiq drejton Kristo Kiço, i dalë nga MEGA.

edi rama alma hoxha

Sondazh

Poll