Politike

ME VIDEO/ Rama 'sfidohet' nga nxënësja në Përmet në basketboll, Muzhaqi-fëmijëve: Hajdeni luani me kryeministrin

'Gara' mes kreut të qeverisë dhe nxënëses përfundon, por ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi nuk mjaftohet me kaq.

18 Tetor 2022, 19:57 Nga F.M
ME VIDEO/ Rama 'sfidohet' nga nxënësja në Përmet
Edi Rama, Bora Muzhaqi dhe fëmijët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar një 'sfidë' nga një nxënëse në Përmet për të bërë 'kosh' në fushën e basketbollit në shkollë. Në fillim gjuan vajza, e cila shënon dhe më pas e ndjek kreu i qeverisë. Kamera kap vetëm momentin që shënon nxënësja, ndërsa kur kryeministri Rama gjuan topin, kameramani vendos të ndryshojë kënd.

'Gara' mes kreut të qeverisë dhe nxënëses përfundon, por ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi nuk mjaftohet me kaq. Ajo fton edhe fëmijët e klubit të ping pongut që të afrohen e të luajnë me kryeministrin. 

“Hajdeni, hajdeni luani me kryeministrin,"- tha Muzhaqi, por të vegjlit distancohen. 

 

 

edi rama bora muzhaqi

Sondazh

Poll