Aktualitet

Aksidentohen dy miqtë e Flor Mumajesit, makina kthehet përmbys në Korçë, Bruno dhe Miri plagosen (Foto)

24 Gusht 2019, 14:40 Nga DOSJA
Aksidentohen dy miqtë e Flor Mumajesit, makina kthehet përmbys në

KORÇË– Dy këngëtarët shqiptarë, pjesë e grupit “Threedots”, Bruno dhe Mir Vathi kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Burime për News31.al bëjnë me dije se Bruno dhe Miri ishin nisur për një koncert drejt qytetit të Korçës në momentin që janë aksidentuar.

Dyshja, të njohur edhe si bashkëpunëtorët e producentit Flori Mumajesi kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga në Maliq dhe është kthyer përmbys.

Të njëjtat burime tregojnë se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën. Ata ndodhen aktualisht në një nga spitalet e Tiranës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce aksidentohet bruno dhe miri flori mumajesi korce aksident ne korce aksidentohet bruno dhe miri flori mumajesi korce

Sondazh

Poll