Politike

MBETET PA FJALË! Më 19 nëntor del në gjyq, kryebashkiaku i Mallakastrës: Nuk kam asnjë koment!

I pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës për të kaluar për gjykim çështjen ndaj tij, Ismaili tha se nuk dëshironte ta komentonte vendimin.

18 Tetor 2022, 17:15 Nga F.M
MBETET PA FJALË! Më 19 nëntor del në gjyq, kryebashkiaku i
Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili

TIRANË- Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili nuk ka preferuar që të komentojë vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të orgqanizuar (SPAK) për ta marrë nën hetim për falsifikim formularësh.

Më 19 nëntor Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili do të përballet në Gjykatën e Posaçme pas akuzës së SPAK për falsifikim të formularëve.

I pyetur nga gazeta Ekspress, në lidhje me vendimin e Gjykatës për të kaluar për gjykim çështjen ndaj tij, Ismaili tha se nuk dëshironte ta komentonte vendimin.

“Nuk kam një koment për vendimin, s’dua ta komentoj si çështje tani,”- u shpreh Ismaili.

Ismaili pritet të përballet me 19 tetor me gjykatën. Ismaili ka kërkuar që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, por kjo gjë nuk është pranuar nga gjykata.

Hetimet ndaj Ismailit nisën pas denoncimit të Partisë Demokatike të bërë nëntorin e kaluar se kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi. Ky dënim nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.  Bëhet fjalë për një dhunim të ndodhur në vitin 1999 në Greqi.

qerim ismaili

Sondazh

Poll