Politike

Politizimi i shkollave/ Açka "thumbon" Veliajn: Lali Eri e ka tepruar! Kushi: Shkollat përdoren si qendra votimi në zgjedhje

Në diskutim u përfshi dhe kryetarja e Komisionit, Flutura Açka e cila "thumboi" kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Açkës Veliaj e ka tepruar me politizimin e shkollave teksa solli dhe një rast në Panairin e Librit.

18 Tetor 2022, 16:47 Nga e.k
Politizimi i shkollave/ Açka "thumbon" Veliajn: Lali Eri e ka
Komisioni për Edukimin

TIRANË- Është shoqëruar me debate pothuajse i gjithë diskutimi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit. Teksa po diskutohej politizimi në shkolla deputetja e Partisë Demokratike , Eralda Bano (Tase) solli një shembull konkret të zhvillimit të një aktiviteti politik në shkollën Çajupi në kryeqytet dhe pse kjo sipas saj nuk lejohet.

Ministrja, Evis Kushi në përgjigje i kujtoi deputetës se dhe në zgjedhjet që zhvillohen shkollat kthehen në qendra votimi teksa shtoi se në atë orë ka mbaruar dhe orari mësimor. Në diskutim u përfshi dhe kryetarja e Komisionit, Flutura Açka e cila "thumboi" kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Açkës Veliaj e ka tepruar me politizimin e shkollave teksa solli dhe një rast në Panairin e Librit. Deputetja tha se në fund të aktivitetit ku i pranishëm ishte dhe kreu i Bashkisë së Tiranës askush nuk bëri thirrje për të blerë një libër vetëm u larguan.

Pjesë nga diskutimi:

Eralda Bano (Tase): Sapo më erdhi një informacion ne në shkollën Çajupi në orën 15:30 është bërë një aktivitet politik.

Evisd Kushi: Nuk kam dijeni. Do hetojmë. Por në atë orar ka mbaruar oreari mësimor. 

Flutura Açka: Dhe nëse orari mësimor ka mbaruar nuk lejohet, nuk mund të preket shenjtëria e shkollave. Prandaj e mora si shembull lali Erin, e ka tepruar.

Evis Kushi: Po dhe në zgjedhjet në shkolla votohet. 

Flutura Açka: Po ju jap një shembull, kur ishte Panairi i Librit, një grup njerëzish erdhën me zhurmë bën dhe një aktivitet politik dhe ikën, prandaj e përmenda lali Erin.

evis kushi flutura acka

Sondazh

Poll