Politike

Sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri, Kim takon ministrin e Mbrojtjes: SHBA dënon ndërhyrjet e Teheranit kundër aleatit tonë të NATO-s

Yuri Kim shkruan se Amerika do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

18 Tetor 2022, 15:24 Nga k.m.
Sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri, Kim takon ministrin e
Niko Peleshi dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka pritur sot në një takim për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike të Iranit në vendin tonë. Në zyrën e ambasadores amerikane ka shkuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Pas takimit, me një postim në Twitter, Yuri Kim shkruan se Amerika do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

"U takuam sot me Ministrin e Mbrojtjes @nikopeleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike liderët - duke përfshirë edhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Në takimin ministror të NATO-s në tetor - e kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s. Amerika do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e #NATO -s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve,"-tha Yuri Kim.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Por gjatë kësaj kohe, hackerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por asnjëherë nuk janë pranuar nga qeveria si sistemet zyrtare ku ruhen të dhënat e shtetit. 

niko peleshi yuri kim irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll