Politike

Berisha i ashpër me Ramën: Do tatojë pronarët e HEC-eve, injorant! Nga nesër nis aksioni, s'shtyhen më protestat

Sali Berisha tha se tubimet nuk do të shtyhen më për asnjë moment kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

18 Tetor 2022, 14:09 Nga k.m.
Berisha i ashpër me Ramën: Do tatojë pronarët e HEC-eve,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se që nesër do të nisë takimet me kryetarët e degëve në Tiranë, për të nisur sa më shpejt me protestat e opozitës. Në fjalën e tij, Berisha tha se tubimet nuk do të shtyhen më për asnjë moment kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

"Tirana futet në 3 vendet me qeratë më të larta në Europë. Se i rrit droga. A e dini ju se në 8 muaj janë prodhuar 3.74 terravat. 100% nevoja e vendit, por këta hajdutë për të mbushur xhepat shesin me çmimet mesatare dhe i blejnë jashtë burse. E kanë shndërruar energjinë në bixhozin më të madh në botë. Imagjino ku kemi. Në krye të vjedhjeve është qeveria. I ka 280 mln euro borxh entit të qeverisë. Sot lajmëronte se prodhuesit do ktheheshin tek taksa e jashtëzakonshme. Atavist. Prodhuesit e energjisë kanë investuar, se kanë fat thotë. Nuk ka njohurinë më elementare. Duhet të nxjerrin investimin njëherë. Njëri me koncepte rudimentare. Fitim mund të kenë ata, por duhet të nxjerrin investimin që kanë bërë në HEC. Të gjithë e dinë se ajo periudhë është jetike. Tani do u kthejë taksat e 46-ës, taksat e jashtëzakonshme. Nesër do takohem me krerët e degëve të Tiranës për të ndarë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Nuk shtyhen më protestat. Beteja fillon, do marr takim me të gjithë faktorët e frontit për shpëtimin e Shqipërisë. Kasapanës zgjedhore do i dalim përpara. Ju lutem, në të gjitha takimet, 2 do jenë çështjet kryesore. Në zgjedhje do marrin pjesë dhe do fitojmë. Asgjë nuk na pengon për të përmbushur detyrimet ndaj çdo qytetari. Do të zëvëndësojë studentët shqiptarë me të tjerë. Ky është anti-shqiptar, por është krenar madje. Ka një urrejtje patologjike për shqiptarët. Sesi i duken fëmijët e shqiptarëve që u dashkan zëvendësuar, ta shpjegojë ai këtë,"-tha Berisha. 

sali berisha kryesia e pd 18 tetor 2022

Sondazh

Poll