Politike

"E di mesataren tënde", Kushi "përplaset" me Zhupën! Deputetja: Thuaje, e kam mbaruar me medalje ari

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është "përplasur" me deputeten demokrate Ina Zhupa në lidhje me mbylljen e shkollave turke në vend por që debati kaloi në rafshin personal.

18 Tetor 2022, 15:39 Nga e.k
"E di mesataren tënde", Kushi "përplaset" me
Komisioni për Edukimin

TIRANË- Është zhvilluar me debate mbledhja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është "përplasur" me deputeten demokrate Ina Zhupa në lidhje me mbylljen e shkollave turke në vend por që debati kaloi në rafshin personal.

Në momentin që ministrja po raportonte në Komision deputetja e PD ndërhyri disa herë nga vendi. Kaq ka mjaftuar që ministrja t'i përmende mesataren Zhupës teksa kjo e fundit iu përgjigj se e ka mbaruar shkollën me medalje.

Debati: 

Evis Kushi: Ligji parashikjon disa kritire, ligji nuk thotë se ky kriteri është i rëndësishëm dhe ky kriteri jo. Ne i kemi rënditur të gjitha në raport. Duam zonja Zhupa që ta pranoni se thatw këtu një të pavërtetë kur thatë se ju duhet të jepni gjobë. Ku është e parashikuar në ligj që ne duhet të japim gjobë. Ma thuaj ku është paralajmërimi. Hë pra ma jep.

Inaz Zhupa flet nga vendi.

Evis Kushi: Ti ke hall për ta hedh në Facebook moj motër. Neni 43 parashikon se nëse njëri nga kriteret... Unë do vazhdoj përgjigjet.

Ina Zhupa flet sërish nga vendi.

Evis Kushi: Kopshti është mbyllur në bazë të nenit 43. Ligji parashikon se cili është rasti kur licenca revokohet. Të njoh mirë, ta di dhe mesataren. 

Ina Zhupa: Thuaj, thuaje, kam mbaruar me medalje ari unë.

Pas debatit me ministren deputetja Ina Zhupa u largua nga Komisioni ndërsa ministrja i kujtoi se ka detyrimin të rrijë të dëgjojë përgjigjen e saj për pyetjet që i bëri.

evis kushi ina zhupa

Sondazh

Poll