Politike

Berisha ofendon Ramën: S'ke master, as doktoratë, se nuk ke mend...

Sali Berisha theksoi nivelin e arsimimit të kryeministrit, duke mos e kursyer edhe ofendimin "injorant" ndaj tij. 

18 Tetor 2022, 13:55 Nga k.m.
Berisha ofendon Ramën: S'ke master, as doktoratë, se nuk ke
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka "shpërthyer" ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pas takimit të tij me rektorët dhe pedagogët. Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha theksoi nivelin e arsimimit të kryeministrit, duke mos e kursyer edhe ofendimin "injorant" ndaj tij. 

"Ne jemi sot në një situatë kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në Primare për t'ju përgjigjur thirrjeve të zemrave të revoltuara për të organizuar protesta të fuqishme në mbarë vendin. Mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk e kanë mirëpritur shtytjen e protestave. Ata që shohin protestat si domosdoshmëri ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë dhe standard. Ndaj një qeverie, e cila me aktet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë. Shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe interesin kombëtar. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Një njeri që mashton në çdo gjë. Jeni dëshmitarë për qëndrimin që mban ndaj grevës së universiteteve. Një injorant që mburret që s'ka master as doktoratë. Ndërpreu me 8 vite doktoratuar duke harruar se është komponent jetik për veprimtarinë shkencore të universiteteve. S'ke se nuk ke mend. Je një fatkeqësi kombëtare me injorancën. Gjithë këtë duf ia kthen studentëve dhe pedagogëve,"-tha Berisha. 

sali berisha kryesia e pd 18 tetor 2022

Sondazh

Poll