Politike

Mbledhja e kryesisë së PD, Berisha: Aleatët kanë sygjerime dhe propozime për kandidatët, i mirëpresim

Berisha tha se është i hapur dhe mirëpret çdo propozim që vjen nga aleatët.

18 Tetor 2022, 13:53 Nga A.B

 

Mbledhja e kryesisë së PD, Berisha: Aleatët kanë sygjerime
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se aleatët i kanë sygjeruar dhe propozuar kandidatë për zgjedhjet lokale të 2023-it. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha tha se është i hapur dhe mirëpret çdo propozim që vjen nga aleatët.

'Do të jenë ata që me votën e tyre përcakton qytetarët e parë dhe këshilltarë, kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokraci të këtij vendi. Zbatimi i kësaj praktike, merr një rëndësi të vecantë, po të kesh parasysh qëndrimin antidemokratik që është mbajtur ndaj votës. Njerëzit nuk e dinë se në diktaturë votohej cdo 4 vite. Beteja për votën në të gjitha aspketet është një betejë për idealet më të larta të PD, për të vendosur vullnetin e lirë. Janë zhvilluar takime intensive me aleantët tanë për të gjetur gjuhën e përbashkët, kanë sygjerime të drejta, propozime të arsyeshme, mirëpriten të gjitha sygjerimet dhe kandidaturat e tyre.'- u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll