Politike

 “Zihem me gruan për fjalimet”, Korreshi: Më thotë bobo c'do këpusësh sot, më komentojnë te puna

Deputeti tregoi se si i përjeton gruaja e tij fjalimet e Kuvendit

18 Tetor 2022, 13:41 Nga A.B
 “Zihem me gruan për fjalimet”, Korreshi: Më
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi ka deklaruar se qyteti i tij është lënë në harresë. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se asnjë nga kolegët e tij nuk merret me problemet e Lushnjes. Sipas Korreshit, nëse një familjar sëmuret do ta çojë fillimisht në spitalin e Lushnjes, i cili nuk ka kushte, pasi spitali i Tiranës është shumë larg.

Lushnja është lënë në harresë. Asnjë nga politikanët nga këta të Lushnjes nuk e ka shumë fort Lushnjen për të investuar diçka. Flasim për Lushnjen e Kongresit, për të cilin flitet shumë pak. Po të themi 21 janari më tepër është ajo që ndodhi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit se sa ajo çfarë ka simbolizuar 21 janari i Lushnjes, kur është themeluar realisht shteti shqiptar.Unë prandaj gjatë gjithë kohës, unë ngre tema si spitali se kur sëmuret mamaja ime unë në spitalin e Lushnjes do ta çoj në fillim se e kam 10 minuta, ndërsa në Tiranë dua 1 orë e gjysmë për të hyrë me trafik me të gjitha. Fëmijën tim aty do ta çoj për vaksinë dhe për ndonjë gjilpëra. Kur mendoj unë, mendoj për të tjerët lushnjarë, se unë jam deputet, por kur je një qytetar i thjeshtë”, tha ai.

Më tej, sa i përket fjalimeve virale, Korreshi u shpreh se janë shkaku që zihet me bashkëshorten.

Me bashkëshorten zihem shpesh te kjo pjesë se më thotë: ‘Bobo çfarë do më këpusësh sot, se nuk do më lënë koleget te puna se thonë shikoje çfarë ka thënë Saimiri sot”, shtoi deputeti.

saimir korreshi

Sondazh

Poll