Politike

Çekia propozon "vizat" për Shqipërinë/ PD: Të ngrihemi në protesta, kemi marrë liberalizimin 12 vite më parë

Garo tha se 12 vite pas liberalizimit nga qeveria Berisha dhe PD, kryeministri Edi Rama po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

18 Tetor 2022, 13:41 Nga k.m.
Çekia propozon "vizat" për Shqipërinë/ PD:
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demolkratike ka reaguar ashpër pas deklarattave të Çekisë e cila ka propozuar rikthimin e vizave për qytetarët shqiptar. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD, Floriana Garo bëri edhe njëherë thirrje për protesta. Garo tha se 12 vite pas liberalizimit nga qeveria Berisha dhe PD, kryeministri Edi Rama po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

"Partia Demokratike, si forca që liberalizoi vizat i kërkon BE të ushtrojë presion mbi qeverinë Rama që të bëhet menjëherë përputhja e kritereve për viza me Shqipërinë. Lëvizja e lirë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, dhe është arritur pas një bllokimi thuajse 70 vjeçar të shqiptarëve. Shqiptarëve u theksojmë se kjo është një tjetër arsye që të ngrihen në protesta. Një qeveri që e kthen mbrapsht orën e Shqipërisë është një rrezik kombëtar.", tha Garo.

Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja e PD, Floriana Garo
 
Çekia, vendi që mban Presidencën e BE deri në fund të vitit, ka kërkuar që Shqipërisë bashkë me Serbinë, t’u kthehet regjimi i vizave. Domethënë që qytetarët shqiptarë të kërkojnë vizë për të lëvizur në Bashkimin Europan, siç bënin para vitit 2010, kur qeveria Berisha e Partisë Demokratike liberalizoi vizat.
 
Kërkesa ka ardhur pas vonesave dhe mospajtimit absurd të qeverisë Rama për të mos njësuar kriteret e vizave për shtetasit e vendeve të treta me BE, çka u mundëson nacionaliteteve të ndryshme të përdorin Shqipërinë si portë hyrëse në vendet e Bashkimit Europian. Partia Demokratike e dënon me ashpërsi këtë praktikë, që ka të bëjë fund e krye me trafiqe mafioze njerëzore të organizuara dhe pista të korrupsionit.
 
Vendimi e fut Shqipërinë në hartën e vendeve problematike dhe i ekspozon qytetarët shqiptarë ndaj qëndrimeve jodashamirëse në aeroportet e Europës.Politika e portave të shqyera, jo vetëm ushtron trysni mbi sistemin e emigracionit të Bashkimit Europian, por është një risk për sigurinë, si për Shqipërinë ashtu dhe për vendet e BE.
 
Partia Demokratike, si forca që liberalizoi vizat i kërkon BE të ushtrojë presion mbi qeverinë Rama që të bëhet menjëherë përputhja e kritereve për viza me Shqipërinë. Lëvizja e lirë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, dhe është arritur pas një bllokimi thuajse 70 vjeçar të shqiptarëve. Shqiptarëve u theksojmë se kjo është një tjetër arsye që të ngrihen në protesta. Një qeveri që e kthen mbrapsht orën e Shqipërisë është një rrezik kombëtar.

Një ditë më parë gazeta çeke "EuObserver" shkruante se presidenca çeke ka propozuar ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor për shkak të migrimit të parregullt. Në shkrim thuhet se ky është mjeti i fundit për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve që vijnë në BE. 

partia demokratike floriana garo

Sondazh

Poll