Politike

Zhurma e telefonit nxjerr zbuluar Ramën! Kryeministri nuk ishte LIVE me rektorët në Tiranë

Për të shtuar akoma më shumë dyshimet se takimi i sotëm, nuk ka ndodhur fare sot, por është regjistruar kur ka qenë Rama i lirë.

18 Tetor 2022, 13:08 Nga k.m.
Zhurma e telefonit nxjerr zbuluar Ramën! Kryeministri nuk ishte LIVE me
Edi Rama

TIRANË- Për 2 orë rresht, kryeministri Edi Rama mbajti “leksion” para pedagogëve dhe rektorëve të Universiteteve të vendit. Por në një moment kur u ndërpre nga një zhurmë telefoni, nuk e priti shumë mirë. Teksa Rama fliste për financimin, rrogat e të tjera gjëra që i vinin nëpër mend, rektorit të Akademisë së Arteve, Kastriot Çaushit, të cilit iu hap telefoni.

“Filloi ndeshja...Kaç Çaushi. Jo, jo, vetëm mos të kërkojnë ndonjë koment live tani për ndeshjen,”-tha Rama. Pra filloi një ndeshje!


Takimi i Ramës, supozohet se u mbajt mëngjesin e sotëm që në orën 9.00 të mëngjesit. Ky ka ndeshje që luhen në këtë orar dhe për më tepër të martën në mëngjes? Për të shtuar akoma më shumë dyshimet se takimi i sotëm, nuk ka ndodhur fare sot, por është regjistruar kur ka qenë Rama i lirë.

 

Zhurma e telefonit nxjerr zbuluar Ramën! Kryeministri nuk ishte LIVE me
Rama në foton e postuar dje me Fatmir Limajn

Për të qenë më konkret, është takuar dje pasdite. Dëshmi për këtë është xhaketa që ka veshur numri një i qeverisë. Siç duket duket në foton që postoi duke pozuar me Fatmir Limajn dje në zyrën e tij, edhe në videon e transmetuar sot, numri një i qeverisë kishte të njëjtën, ngjyrë jeshile që binte goxha në sy. Po ashtu, burime për Dosja.al bënë me dije se takimi u mbajt më 17:00 të pasdites. 

Zhurma e telefonit nxjerr zbuluar Ramën! Kryeministri nuk ishte LIVE me
Edi Rama në videon e publikuar sot

Më pas, absurdi vazhdon…

Pa kaluar as edhe një orë nga transmetimi i takimit me akademikët, krejt papritur Rama shfaqet në një takim që po mbahej në Përmet. Ose ka fluturuar për të shkuar për më pak se një orë nga Tirana në Përmet, ose na ka gënjyer duke pretenduar se është live kur në fakt sot ka dalë për ‘xhiro’ nëpër Shqipëri. 

Zhurma e telefonit nxjerr zbuluar Ramën! Kryeministri nuk ishte LIVE me
Edi Rama sot në Përmet

Pse gënjeu Rama?  

Çfarë fitoi nga e gjithë shfaqja që bëri sot që në mëngjes? Po rektorët pse nuk dolën që dje dhe të tregonin se ishin takuar me qeverinë dhe se nuk kishin arritur ekzaktësisht asgjë? Sepse Rama e bëri të qartë që rritje pagash më shumë nga çfarë është parashikuar në buxhetin e shtetit nuk do të ketë, ndërsa sot pedagogët dolën sërish në protestë për kërkesat e tyre.

edi rama rama me rektoret 2022

Sondazh

Poll