Politike

Takimi me Bardhin, Paloka nuk jep detaje: S'mund të quhet i dështuar, ka vullnet. Kaq për sot...

Edi Paloka u shpreh para mediave të pranishme, se takimi i sotëm nuk mund të cilësohej si i dështuar, pasi nga pala tjetër ishte shfaqur vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët. 

18 Tetor 2022, 12:29 Nga k.m.
Takimi me Bardhin, Paloka nuk jep detaje: S'mund të quhet i
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar të vlefshëm takimin e sotëm me kolegun e tij demokrat, Gazment Bardhi. Pas një ore në kafe me Bardhin, Paloka u shpreh para mediave të pranishme, se takimi i sotëm nuk mund të cilësohej si i dështuar, pasi nga pala tjetër ishte shfaqur vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët. 

"Kur të kemi diçka për ju do ju njoftojmë, nuk keni nevojë të na ndiqni si sot. Nuk mund të quhet i dështuar takimi i sotëm. Ka vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ju lutem, kaq për sot, kur të kemi diçka më shumë, do ua them"-tha Paloka.

Sot, pas më shumë se një viti, një përfaqësues i grupit të Alibeajt, Gazment Bardhi u takua për një orë në një kafe me Edi Palokën. Ky i fundit bëri me dije se edhe pala tjetër kishte ardhur në tavolinë me vullnet dhe kërkonte një kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por nuk u përgjigje nëse Primaret ishin instrument i mbështetur nga ta. Ndërsa Bardhi nuk dha fare detaje. 

edi paloka bashkimi i pd

Sondazh

Poll