18 Tetor 2022, 12:18
Nga k.m.
Fatmir Mediu
Të dhënat e Departamentit të Drejtësisë në SHBA tregojnë se udhëheqësi i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka angazhuar kompaninë lobuese ‘Bailey Strategic Advisors, LLC’. Bailey Strategic Advisors, LLC është një kompani e regjistruar në Dallas, Teksas. Sipas deklaratës të bërë nga kompania lobuese në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i përfaqësimit të Mediu është realizimi i takimeve me zyrtarë amerikanë, për përmirësimin e perceptimit të Shqipërisë tek këta të fundit.
Për realizimin e këtyre shërbimeve kompania shprehet se nuk ka një kontratë të shkruar midis palëve. Ajo ka njoftuar se ka realizuar kontakte nëpërmjet mesazheve me senatorin John Cornyn dhe Samantha Leahy – një përfaqësuese të senatorit Ted Cruz, në emër të Famtir Mediut.
Mediu i tha BIRN se nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për lobim në SHBA. Ai shtoi se në bazë të ligjeve amerikane çdo komunikim për takim me qeveritarë të vendeve të huaja duhet deklaruar dhe regjistruar.*
“Roy Bailey është miku im dhe kam kërkuar mbështetjen e tij për dy takime, një me senatorin Ted Cruz dhe Samantha Leahy – që punon me senatorin, si dhe senatorin Cornyn,” tha ai.
“As kam pajtuar, as kam firmosur dhe as do të firmos ndonjë kontratë lobimi sepse për mua këto janë absurditete shqiptare të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv në mardhëniet ndërmjet dy vëndeve tona,” shtoi ai.
Mediu shpjegoi se Samantha Leahy ka qenë në Tiranë me një grup tjetër nga Senati dhe ka kontaktuar sepse interesi i tyre ka qenë krijimi i pavarësisë energjitike të Shqiperisë dhe rajonit nga burimet ruse si dhe investimet amerikane ne fushën e energjisë – nga kompani të cilat janë në bashkëpunim me qeverinë për investime në sektorin e energjisë. Ai shtoi se senatori Cornyn po ashtu është anëtar i Asamblese Parlamentare të OSBE
“Për mua çështjet e sigurise, energjisë dhe mardheniet me SHBA janë mbi partitë politike,” përfundoi ai.
Këto kontakte janë realizuar midis muajve qershor dhe gusht 2022. E njejta kompani është angazhuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të lobuar zyrtarët e SHBA-së./ Marrë nga BIRN
fatmir mediu mediu per lobimin ne shba
Politike
18 Tetor 2022, 11:38
f.g
Edi Rama dhe pamje nga takimi
TIRANE- Kryeministri Edi Rama replikoi me Besnik Aliajn, rektorin e Universitetit Polis në lidhje me financimet për...
Politike
18 Tetor 2022, 11:29
A.B
Ilir Beqaj
TIRANË- Kreu i Donacioneve të huaja, Ilir Beqaj deklaroi ditën e sotme se Universitetet kanë përfituar nga marrëve...
Politike
18 Tetor 2022, 10:48
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ftoi sot të gjitha universitetet ti bashkohen nismës së Ministrisë së Ar...
Politike
18 Tetor 2022, 11:18
A.B
Rektori
TIRANË- Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me rektorët e universiteteve, një prej tyre shprehu pakënaqësi p...
Politike
18 Tetor 2022, 11:15
k.m.
Edi Paloka
TIRANË- Edi Paloka, nga grupimi i Sali Berishës, dhe Gazmend Bardhi nga grupimi i Enkelejd Alibeajt, po zhvillojnë kët&...
Politike
18 Tetor 2022, 11:11
A.B
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje shqetësimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxh&...
Politike
18 Tetor 2022, 11:03
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në fund të këtij viti do të hidhet për diskutim marr&eu...
Politike
18 Tetor 2022, 11:03
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk duhet të ulet mesatarja e pranimit të studentëve në Universitete dh...
Politike
18 Tetor 2022, 10:56
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se pedagogët duhet të jenë të përgatitur për një vlerë...
Politike
18 Tetor 2022, 10:47
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Akreditimi, ishte çështja e cila u ngrit si shqetësim nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hox...