Sport

E fiton për herë të parë në moshën 34-vjeçare, 'Topi i Artë' shkon në duart e Karim Benzema-s

Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë 2022 në ndarjen e çmimeve të mbrëmjes së sotme.

17 Tetor 2022, 21:58 Nga DOSJA

E fiton për herë të parë në moshën

PARIS- Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë 2022 në ndarjen e çmimeve të mbrëmjes së sotme. Sulmuesi i Real Madrid e fiton për herë të parë këtë trofe. Vitin e kaluar, Karim Benzema ishte kyç në triumfet e Real Madridit në Champions League dhe në La Liga, ku shënoi 44 gola dhe 15 asistime në 46 paraqitje.

Ai zhvilloi paraqitje fantastike në fazën e eliminimit të Champions League, ku realizoi gola vendimtar ndaj PSG’së, Chelseat dhe Manchester Cityt.Francezi u shpall golashënuesi më i mirë në Champions League
me 15 gola.

E.Ç (Dosja.al)

benzema

Sondazh

Poll