Politike

Rama: Kemi financuar edhe privatët, të punojmë për rankimimin, Bordi është i pavarur

Rama tha se procesi duhet të nisë në dakordësi me Universitetet për tu bërë rankimi dhe tha se "arbitri" është Bordi dhe Bordi i Akreditimeve është i pavarur.

18 Tetor 2022, 10:48 Nga f.g
Rama: Kemi financuar edhe privatët, të punojmë për
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ftoi sot të gjitha universitetet ti bashkohen nismës së Ministrisë së Arsimit për të nisur një proces për të përmirësuar rankimin e Universiteteve shqiptare. Rama iu përgjigj pedagogut të Arkitekturës, Besnik Aliaj dhe kritikës për financimet për kërkimet shkencore dhe Rama tha se në fakt është e kundërta. Rama tha se procesi duhet të nisë në dakordësi me Universitetet për tu bërë rankimi dhe tha se "arbitri" është Bordi dhe Bordi i Akreditimeve është i pavarur.

Edi Rama: Një kështu, konkretizim sepse nga mënyra sesi u paraqit nuk kuptoni që Universiteti juaj ka marrë financim nga qeveria në vitin 2021 më shumë se i Shkodrës, Universiteti Ismail Qemali apo Eqerem çabej, publik, të merituara me siguri, por që tregon të kundërtën e asaj që kuptova nga fjala. Solla shembullin e Universitetit tuaj dhe janë edhe 3 të tjera, jopublike që kanë marrë financim nga buxheti i shtetit dhe kështu është vendosur dhe bërë. E dyta, çështja e akreditimit, ne duhet të bëjmë një diskutim ku është edhe pala tjetër ku ne kemi rënë dakord që ti ndajmë punët. Akreditimin nuk e kemi ne, e ka një Bord i Pavarur. Ne duhet ta bëjmë këtë ballafaqim, me Bordin dhe të shkëmbejmë këto ide. çdo gjë që vlen të merret si eksperiencë. Edhe ata që janë makineri e përsosur, llogarit tani ne. Kjo as nuk diskutohet. Unë besoj se kjo ndjenja e të qenit nën terrorin e një Kontrolli nuk i bën keq botës sonë universitare. Nuk është akoma bota jonë gati. Para 7 vitesh kishim një situatë katastrofik. Ajo që kam unë është që ne duam që rankimin ta bëjmë bashkarisht, të ndërtojmë rrugën. Bordin e kemi me eksperiencë fantastike, me rankimin mund të ndërtojmë një strukturë fleksibël, transparente dhe të pavarur. Arbitrin duhet ta pranojnë lojtarët, ky është proces, jeni të mirëseardhur për sugjerime, për akreditimin dhe financimin./Dosja.al

edi rama rama me rektoret 2022

Sondazh

Poll