Politike

"Më fal po ku i gjen?", Rama iu bën 'llogarinë' pedagogëve: Mund të bëjmë edhe kontrollin e pasurisë

Kryeministri tha se të ardhurat duhet të përputhen mes pagës dhe pasurive.

18 Tetor 2022, 10:56 Nga f.g
"Më fal po ku i gjen?", Rama iu bën
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se pedagogët duhet të jenë të përgatitur për një vlerësim të thellë të pagave. Në takimin e sotëm me rektorët e Universiteteve, Rama tha se nuk mund të ketë pedagogë të regjistruar në paga si në libër fasonësh. Kryeministri tha se të ardhurat duhet të përputhen mes pagës dhe pasurive.

“Të bëjnë një reflektim, janë të destinuar ti bashkohen Tiranës dhe të jenë filiale të UT, nuk ka rrugë tjetër, ose janë të destinuara që të ndryshojnë komplet strategjinë. Për çfarë do të shkojë në provincë të Shqipërisë një student nga Tirana? Vetëm nëse atje merr diçka që nuk e merr dot në një vend tjetër. Ndaj gjëja që na ndodh se gjendemi para një papunësie rinore, që sot është shumë më e ulët, por është papunësi e investuar sepse i ke dhënë një iluzion. I ke dhënë një diplomë, por për çfarë? Universitetet nuk mund të jenë skuadra futbolli. Për pagat është bërë një vlerësim i parë vite më parë, por nuk është e thënë që dikush që i ka plotësuar të gjitha 7  vite më parë i këtë prapë të gjitha të plotësuara. Do të bëhet një vlerësim i thellë publike dhe private me procesin e rankimit, si esencë dhe jo thjesht teknike. E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në uninversitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt. Nuk po them të gjithë por është fakt, s’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjiojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura e këtë e ketë, më fal ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktiviteti kriminal, por nga fshehja e të ardhura. Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë.”, tha ai.

 

edi rama rama me rektoret 2022 vettingu i pedagogeve

Sondazh

Poll