Politike

'Kemi frikë të akreditohemi'/ Rektori Artan Hoxha: Paguajmë shumë, kemi futur vetëm 44 programe studimi

Rektori Hoxha bën të ditur se procesi i akreditimit është shumë i kushtueshëm. 

18 Tetor 2022, 10:47 Nga A.B
'Kemi frikë të akreditohemi'/ Rektori Artan Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANË- Akreditimi, ishte çështja e cila u ngrit si shqetësim nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha. Gjatë takimt me kryeministrin Edi Rama dhe me ministren e Arsimit, Evis Kushin, Hoxha bëri të ditur se procesi është shumë i kushtueshëm. 

'Unë vazhdoj të mbështes komunikimin me qeverinë, për ato shqetësime dhe nevoja që ka arsimi i lartë. Kjo është një tango që luhet, nuk është se ne punojmë për veten tonë, për të vazhduar më tej, kërkimi shkencor është një nga sfidat tona. Kemi ardhur nga institutet, një universitet i parë është. Jemi në atë fazën që rivlerësojmë veteveten, jemi fokusuar te mësimdhënia duke lënë pas dore atë të kërkimit shkencor. Pa kërkimin shkencor ne mbetemi me një kollonë ndërkohë që duhet të bazohemi në dy shtylla. Ka shumë gjëra që diskutohen por nuk është ky vendi. Ne na ikën një pjesë e ekselencës dhe një pjesë mbetet, po çfarë pret kjo ekselencë? Nevoja për të rritur kontributin për arsimin e lartë është e domosdoshme. 

Duhen menduar mirë, se nuk shkohet as me deklarata por duhet përballur me standarte që i zhvillon një shoqëri e standartizuar. Kjo është një mbështetje që i duhet arsimit të lartë. Ligji nuk është autonomi por duhet zbatuar nga kushdoqoftë. 

Universiteti i Tiranës, ne paguajmë shumë për akreditimin, na ikën një pjesë e parave, kemi frikë të akreditohemi. Duhet të jetë më pak i kushtueshëm për sistemin e lartë. Ne kemi 160 programe studimit, 44 programe studimi kemi futur. Ne mbajmë me paratë tona buxhetin e një institucioni tjetër. Si kostimi i një proncesi ashtu dhe shpejtësia,pa humbur standartin duhet të jetë një nga prioritetet që Qeveria duhet të ketë.'- tha Hoxha.

artan hoxha rama me rektoret 18 tetor 2022

Sondazh

Poll