Politike

Bashkëpunimi Qeveri-Universitet, Rama: Në fund të vitit do ta hedhim në diskutim, në 2023-in biem dakord

Rama u shpreh se do ta hedhin bashkëpunimin në diskutim në fund të vitit, ndërsa në fillim të vitit 2023 do të bien dakord për disa çështje. 

18 Tetor 2022, 11:03 Nga A.B
Bashkëpunimi Qeveri-Universitet, Rama: Në fund të vitit do ta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në fund të këtij viti do të hidhet për diskutim marrëveshja dhe bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Universiteteve. Gjatë takimit me rektorët e universiteteve, Rama u shpreh se do ta hedhin bashkëpunimin në diskutim në fund të vitit, ndërsa në fillim të vitit 2023 do të bien dakord për disa çështje. 

'Ne kemi rënë dakord që roli i universitetit të jetë parësor në këtë grup, të na japë mundësi që të bëjmë një projeksion të realizueshëm, është e domosdoshme që të punojmë bashkarisht dhe që universiteti të ketë rol kryesor. Se mund të bëhet në mënyrë të njëanshme dhe nuk do të jetë e përputhur. Jo një projeksion si një program partie por si një bazë për tu marrë vesh dhe për të arritur aty ku biem dakord, këtu janë detyrat e njërës palë dhe këto janë të palës tjetër. Të mos shfrytëzojmë momente si ky, kur kemi hyrë zyrtarisht në një epokë të re kërcënimi, jo Shqipëria por të gjithë dynjaja. Duke pasur një projeksion të tillë, një hartë të rrugës, jemi të qartë se kush bën çfarë. Se cilat janë kushtet që duhet të plotësosh, kështu që pa bërë këtë mos kërkoni më nga ne që të rrisim rrogat, duhet të biem dakord. Që partneriteti të jetë strategjik dhe i balancuar. Se cfarë do të marrë mbrapsht shoqëria kur merr këtë kontribut, do bëjmë një punë që brenda viti duhet të marrë një formë të atillë që ta hedhim në diskutim, që në fillim të vitit të ardhshëm të biem dakord që kjo është ajo që kërkojmë nga ju. Koha është flori, duhet mbështetur njëri tjetri. '- tha Rama.

edi rama rama me rektoret 18 tetor 2022

Sondazh

Poll