Politike

'Kryeministër do të fusim në garë'/ Rektori-Ramës: Kur shkoni në Bruksel merrni ekspertë nga jashtë

Rektori i universitetit Polis, Besnik Aliaj, ngriti shqetësimin dhe tek paragjykimet që po përballet sistemi privat. 

18 Tetor 2022, 11:18 Nga A.B
'Kryeministër do të fusim në garë'/
Rektori

TIRANË- Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me rektorët e universiteteve, një prej tyre shprehu pakënaqësi për mënyrën e shpërndarjes së fondeve. Ai sygjeroi që Qeveria të investojë më shumë në fondet dhe të marrë ekspertët më të mirë, në mënyrë që të mos futemi në garë dhe të dalim keq. Më tej, rektori i universitetit Polis, Besnik Aliaj, ngriti shqetësimin dhe tek paragjykimet që po përballet sistemi privat. 

'Zoti kryeministër, do të fusim në garë. Kur shkojmë për fonde në Bruksel shkojmë në garë. Kur jemi mirë fitojmë projektin. Ju lutem merrni ekspertë nga jashtë, që të mos bëjmë këto familjaritete, të bëjmë të njëjtën procedurë të ngjashme. Për akreditimin, unë e kam vlerësuar dhe e kam parë vetë si një proces përmirësimi, nuk kam menduar se jam perfekt. Sistemi privat përballet me paaragjykime. Unë jam në proces që kam 6 apo 7 procese të nisura që nga viti i kaluar. '- tha rektori.

rama me rektoret 18 tetor 2022

Sondazh

Poll