Politike

Alimehmeti: Basha më kërkoi të isha aktiv në zgjedhjet e 25 prillit, refuzova për shkak të pandemisë

Ai u shpreh se kjo erdhi pasi vendi ishte në pandemi dhe ishte i përkushtuar aty.

17 Tetor 2022, 21:20 Nga e.k
Alimehmeti: Basha më kërkoi të isha aktiv në zgjedhjet e 25
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se ka refuzuar një ftesë të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të qenë aktiv në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u shpreh se kjo erdhi pasi vendi ishte në pandemi dhe ishte i përkushtuar aty.

I ftuar në emisonin "Të Paekspozuerit" mjeku Alimehmeti u shpreh se e ka mbështetur ish-kryedemokratin në atë kohë por nuk ka qenë aktiv. Riaktivizmi i tij ka ardhur në prill 2022.

Ilir Alimehmeti: Basha më kërkoi që të isha aktiv në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk e pranova ofertën në atë kohë për shkak të pandemisë. Vendi ishte në gjendje të rëndë. Publikisht kam dalë dhe e kam mbështettur dhe më pas riaktivizit ka qenë në prill të 2022. Ka pasur një arsye e diktuar shumë qartë e diktuar nga ajo periudhë.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll