Politike

Kandidat për Tiranën/ Alimehmeti: E vlerësoj dashamirësinë e njerëzve! Çdo gjë varet nga primaret

Alimehmeti u shpreh se se këto primare do i japin mundësi kujtdo që dëshiron të marrë pjesë.

17 Tetor 2022, 20:50 Nga e.k
Kandidat për Tiranën/ Alimehmeti: E vlerësoj
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti u bshpreh se është i gatshëm të marrë pjesë në primaret që do të zhvillohen në Partinë Demokratike ku dhe do të dalë emri që do jetë përballë kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj. 

I ftuar në emisionin "Të pa Ekszpozuarit" ai u shpreh se ndihet falenderues ndaj atyre që e kanë mbështetur. Alimehmeti u shpreh se se këto primare do i japin mundësi kujtdo që dëshiron të marrë pjesë.

Ilir Alimehemeti: Ndihem i vlerësuar nga dashamamirësia e njerëzve. Ne kemi një proces, janë primaret. Është e rëndësishme primarja, sepse kjo është hapja, del jashtë Partisë Demokratike dhe ju shkon votuesve në dorë. Ky proces i vë kapak klëtyre elementëve dhe i jep mundësi kujdo që të kandidojë. Do vendosëe kandidatin që e përfaqëson dhe i shërben më mirë. Një shtysë kaq e madhe që del jashtë partiakes. Këto figura do zgjidhen nga primaret. 

ilir mehmeti

Sondazh

Poll