Politike

Opozita u largua nga mbledhja/ PS miraton ndryshimet në ligjin e Dosjeve, Felaj: Nuk mund të biem dakort me Alibeajn

Në arsyetimin e bërë deputetja socialiste, Ermonela Felaj sqaroi dhe qëndrimin e Grupit Parlamentar të PS se pse nuk bien dakort me Alibeajn sa i përket të drejtës për informimin në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit. PD propozon që këtë të drejtë ta ketë çdo qytetar dhe se hapja e dosjeve duhet bërë e plotë por kjo kundërshtohet fort nga pala tjetër.

17 Tetor 2022, 16:21 Nga e.k
Opozita u largua nga mbledhja/ PS miraton ndryshimet në ligjin e Dosjeve,
Ermonela Felaj

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 14 votat e socialistëve ndryshimet e kërkuara nga Partia Socialiste sa i përket ndryshimeve në ligjin për të drejtën e Informimit për dokumentat e ish-Sihgurimit të Shtetit. Opozita u largua nga mbledhja pas debatave të shumta mes deputetit, Enkelejd Alibeaj dhe deputetit socialist Pamndeli Majko.

Në arsyetimin e bërë deputetja socialiste, Ermonela Felaj sqaroi dhe qëndrimin e Grupit Parlamentar të PS se pse nuk bien dakort me Alibeajn sa i përket të drejtës për informimin në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit. PD propozon që këtë të drejtë ta ketë çdo qytetar dhe se hapja e dosjeve duhet bërë e plotë por kjo kundërshtohet fort nga pala tjetër.

Felaj tha se kjo nuk mund të ndodhë pasi bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën. Viktimat tha Felaj kanë të drejtë të informohen dhe kanë aksesin që të kontrollojnë dosjet të cilat ndodhën në Autoritetin e Dosjeve.

Ermonela Felaj: Pse nuk jemi dakort ne me fjalinë çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë hapjes e dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit, sepse kjo bie në kundërshtim me ligjin. Ligji duhet lexuar drejt dhe qëllimi i ligjvënësit në vitin 2015 ishte që të garantonte një njohje me të shkuarën dhe kjo njohje garantohet nga fakti se i gjithë dokumentacioni që mbahej në institucione të ndryshme tashmë ndodhet në Autoritetin e Dosjeve. Viktimat, të prekurit, palët e treta dhe të favorizuarit kanë të drejtë t'i drejtohet Autoritetit. Ky model është i testuar dhe e ka kaluar barrierën kushtetuese. Është një ligj që i qëndron dispozitave kushtetuese. Në gjykimin tim kjo bëhet për të zbehur propozimin e bërë nga deputetët e Partisë Socialiste. 

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Kështu deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj propozoi ndryshime në ligjin për të drejtën e informimit sa i përket dojeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Një nga pikat e propozuara nga Alibeaj ishte që të drejtën e informimit për dosjet e komunizmit ta ketë çdo qytetar dhe se hapja e dosjeve duhet të bëhet e plotë dhe jo vetëm për zyrtarët. Kjo u kundërshtua fort nga të majtët ku nuk munguan as fyerjet personale mes tij dhe ish-kryeministrit socialit, Pandeli Majko. Në rinisje të mbledhjes këtë herë me mungesën e opozitën mazhoranca miratoi me shumicë të thjeshtë ndryshimet në këtë ligj ku të drejtën e informimit për dosjet e ish-Sigurimit do e kenë vetëm të prekurit, palët e treta apo të favoriuzuarit ndërkohë hapja e dosjeve do të bëhet vetëm për zyrtarët. Kjo sipas socialistëve bëhet sepse varianti i propozuar nga të djathtët bie në kundërshtim me ligjin. Kështu me 14 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratuan dhe ndryshimet e propozuara nga PS.

komisioni i ligjeve ermonela felaj

Sondazh

Poll