Politike

Açka-ambasadores Hohmann: Na kanë ikur 500 mijë shqiptarë, më vjen turp që jetoj në këtë kohë

Açka thotë se nga Shqipëria kanë ikur afro 500 mijë shqiptarë gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa maxhoranca nuk bën përpjekje për të ndryshuar situatën.

17 Tetor 2022, 16:16 Nga F.M
Açka-ambasadores Hohmann: Na kanë ikur 500 mijë shqiptarë,
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka u shpreh se maxhoranca nuk kërkon që ta përfshijë Opozitën në nismat e ndërmarra, por e do aty për të 'ndarë tortën. E pranishme në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Açka thotë se nga Shqipëria kanë ikur afro 500 mijë shqiptarë gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa maxhoranca nuk bën përpjekje për të ndryshuar situatën. Deputetja e PD-së shtoi gjithashtu se është një turp që jeton në këtë kohë që Shqipëria po përjeton një erozion. 

"Këtu Opozita nuk përfillet, këtej paguhen para për tu bërë Reforma Territoriale, kur në fakt është thënë që do të punohet me Reformën e vjetër. Atëherë pse po paguhen gjithë këto para? Kthejuani paratë shqiptarëve. Opozita është për të bashkëpunuar me ju, jo për të ndarë tortë. Nuk jemi tek mjalti në lidhje me reformat e BE-së, sepse nëse do të ishte ashtu, shqiptarët nuk do të iknin. Në 10 vitet e fundit, 500 mijë shqiptarë na kanë ikur. Unë kam turp që jetoj në një kohë ku Shqipëria po kalon një proces eriozioni demografik. Duket sikur politika është një art kaq serioz saqë nuk u takon më politikanëve,"- tha Açka ndër të tjera. 

flutura acka

Sondazh

Poll