Politike

Basha në SHBA? Berisha e vë në dyshim: Tre herë e kanë kthyer mbrapsht, mund të ketë lobuar!

Ai nuk përjashtoi mundësinë që ish-kreu i PD-së të ketë lobuar për të udhëtuar drejt SHBA-ve. 

17 Tetor 2022, 20:49 Nga F.M
Basha në SHBA? Berisha e vë në dyshim: Tre herë e kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vënë në dyshim nëse ish-kreu i selisë blu Lulzim Basha ka udhëtuar vërtetë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se Basha është kthyer tre herë mbrapsht. Ai nuk përjashtoi mundësinë që ish-kreu i PD-së të ketë lobuar për të udhëtuar drejt SHBA-ve. 

"Për ato që kam thënë kam qenë absolutisht i saktë. Tre nisje të tij janë kthyer. Janë ndërprerë në mes. Kanë dalë njerëz ta prisnin, kishin prenpotuar limuzinën, është kthyer dhe në Romë me Gjekmarkajn, ka ndodhur dhe në Vjenë. Mund të ketë lobuar dhe ka zgjidhur problemin, këtë nuk e di, por këto janë të vërtetë. Ai nuk i ka mohuar kurrë këto gjëra,"- tha Berisha. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll