Politike

Në mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Berisha jep direktivat: Primare dhe protesta

Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

17 Tetor 2022, 16:08 Nga k.m.
Në mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Berisha jep direktivat: Primare dhe
Pamje nga takimi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur disa objektiva për ditët në vijim. Sot në mbledhjen e zhvilluar me drejtuesit politikë të qarqeve, është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

NJOFTIM PËR SHTYP

Drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike, zhvilluan në seli një takim me Kryetarin e PD, Sali Berisha. Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Kryetari i PD Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

sali berisha

Sondazh

Poll