Politike

Këshilli i Kombëtar i Integrimit/ Tabaku: Në raportin e KE-së s’ka asgjë për tu krenuar

Tabaku u shpreh se paralajmërimet për amnistinë fiskale janë dhënë edhe nga disa aktorë të tjerë ndërkombëtarë e nuk mund të neglizohen.

17 Tetor 2022, 16:06 Nga F.M
Këshilli i Kombëtar i Integrimit/ Tabaku: Në raportin e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar raportimin e Komisionit Evropian për situatën në Shqipëri. Referuar 'pikave të kuqe' si amnistia fiskale e pasaportave të arta, Tabaku tha se në këtë raport nuk ka asgjë për të cilën Shqipëri mund të krenohet. E pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku u shpreh se paralajmërimet për amnistinë fiskale janë dhënë edhe nga disa aktorë të tjerë ndërkombëtarë e nuk mund të neglizohen.

"Jemi mirë kur nuk jemi mirë dhe në fakt edhe për ligjin për amnistinë fiskale kam dëgjuar disa zyrtarë që kanë folur rreth problematikave të pastrimit të parave. Këto janë çështje që ne do t’i diskutojmë edhe në vijim. Ky proces duhet të jetë i të gjitha palëve, duhet të jetë i dyanshëm në çdo nismë. Po t’i lexojmë gjërat siç shkruhen në atë raport, nuk ka asgjë për tu krenuar. Të gjithë duhet të ulim kokën dhe të punojmë. Të fillojmë një bashkëpunim të ri me parlamentin. Dua që të hap diskutimet. Të gjithë deputetët të flasin jo më shumë se tre minuta,"- tha Tabaku. 

jorida tabaku keshilli kombetar i integrimit 17 tetor 2022

Sondazh

Poll