Politike

"Amnistia fiskale do kalojë"/ Alibeaj-Ballës: Arrogancë! Kjo është fytyra e vërtetë, ky ligj do sjellë para dhe krime

Ai tha gjithashtu se amnistia fiskale nuk do të sjellë vetëm para në Shqipëri, por dhe aktivitet kriminal. 

17 Tetor 2022, 16:07 Nga F.M
"Amnistia fiskale do kalojë"/ Alibeaj-Ballës:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar arrogancë këmbënguljen e Taulant Ballës për të kaluar ligjin për amnistinë fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të ambasadores së Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann. I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Alibeaj tha se ky ligj u thotë shqiptarëve se të merresh me krim nuk është diçka e gabuar sepse në një moment, amnistohen. Ai tha gjithashtu se amnistia fiskale nuk do të sjellë vetëm para në Shqipëri, por dhe aktivitet kriminal. 

"Janë çështjet tona, duhet t'i zgjidhim vetë, s'mund t'i kërkojmë Evropës të na zgjidhin problemet, këtë gjë tha dhe zonja ambasadorja. Ju ndryshuat kushtetutën dhe vodhët zgjedhjet. Ky është thelbi i çfarëdolloj përplasjeje. I emi përcaktuar shinat dhe ritmin me të cilin duhet të ecim. E rëndësishme është të fitosh dhe shqiptarët duhet të fitojnë për të ecur në rrugën e integrimit drejt Evropës. Nëse vazhdohet me arrogancën që u deklarua më parë, kur u tha se ligji për amnistinë fiskale do të kalojë, kjo është fytyra e vërtetë. Nuk bëhet fjalë vetëm për disa para ekstra, por për të gjithë aktivitetin kriminal që vjen këtu. Çfarë u themi në shqiptarëve për korrupsionin? Jemi pranë zgjedhjeve dhe çdo duhet shkallmuar çdo filtër. Ky është realiteti, nuk duhet të shohim ambasadoren, por njëri-tjetrin. Jo ta gjejmë Evropën duke shkuar atje, por ta bëjmë këtu,"- tha Alibeaj. 

enkelejd alibeaj keshilli kombetar i integrimit 17 tetor 2022

Sondazh

Poll