Politike

Sondazhi i DOSJA.AL/ Mjeku Alimehmeti lë pas 3 'rivalët' e selisë blu, merr 60% të votave, ku renditet Këlliçi, Deda e Bogdani

Për 3 ditë, sondazhi ka qenë i aksesueshëm në faqen kryesore të Dosja.al, ku të gjithë kanë pasur mundësi të votojnë. Nga 1500 vota gjithsej, 60% të tyre, pra më shumë se gjysmën e ka marrë mjeku.

17 Tetor 2022, 15:45 Nga k.m.
Sondazhi i DOSJA.AL/ Mjeku Alimehmeti lë pas 3 'rivalët' e
Erion Veliaj dhe Ilir Alimehmeti

TIRANË- Ilir Alimehmeti është më i preferuari i lexuesëve të Dosja.al për të qenë kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas zërave që qarkulluan nga mediat, por edhe preceptimit të qytetarëve në rrjetet sociale, Dosja.al përpiloi një listë me 4 emra, më të përmendurit nga selia blu për të garuar për kryeqytetin. Më të përmendurit ishin mjeku Alimehmet, Belind Këlliçi, aktori i humorit, Julian Deda dhe Gert Bogdan.

Për 3 ditë, sondazhi ka qenë i aksesueshëm në faqen kryesore të Dosja.al, ku të gjithë kanë pasur mundësi të votojnë. Nga 1500 vota gjithsej, 60% të tyre, pra më shumë se gjysmën e ka marrë mjeku.

Sondazhi i DOSJA.AL/ Mjeku Alimehmeti lë pas 3 'rivalët' e

Më keq nga sondazhi ka dalë Bogdani me 10%, kundrejt 11 të Dedës. Ndërsa Këlliçi ka arritur të marrë vetëm 19% të votave të qytetarëve. Edhe pse nuk është një “poll” zyrtar dhe i mbledhur në terren, sërish tregon një kampion të rëndësishëm lidhur me cilën figurë janë gati që të mbështesin qytetarët për t’i drejtuar në 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë që nga kampi socialist nuk ka asnjë vend për dyshim, pasi vetë Edi Rama ka zgjedhur se Erion Veliaj do të rikandidojë për postin e tij. Mbetet për t’u parë se kë do të ketë përballë, procesi do të nisë nesër me kalimin e Primareve në Kryesinë e PD-së. Më pas, brenda 7 ditësh, do të kemi dhe të gjithë emrat e garuesëve, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin. 

erion veliaj ilir alimehmeti

Sondazh

Poll