Politike

Raporti i KE/ Balla: Më i miri që kemi pasur ndonjëherë, konsultimet për amnistinë fiskale vijojnë

Ai shton se bisedimet do të vijojnë. 

17 Tetor 2022, 15:47 Nga F.M
Raporti i KE/ Balla: Më i miri që kemi pasur ndonjëherë,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mendon se raporti i KE-së për Shqipërinë ka qenë më i miri që vendi ynë ka pasur ndonjëherë. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Balla këmbëngul se ligji për amnistinë fiskale do të kalojë, pavarësisht se zërat ndërkombëtarë nuk e mbështesin. Ai shton se bisedimet do të vijojnë. 

"Ishte me nota pesimiste, kjo ndodh historikisht nga 2016, që sa herë është prezantuar projekt raporti dhe qytetarët mendojnë se janë 2 progres raportime, një opozitë dhe një mazhorancë, por ajo është detyra jonë e shtëpisë. Sa i përket ligjit për mediat, ai nuk ekziston më është tërhequr dhe nuk është më një çështje, në konferencën e kryetarëve do bëhet edhe njoftimi në aspektin procedurial, për sa i përket ligjit të amnistisë, ai do të bëhet, në vazhdojmë të nxisin konsultime,"- tha Balla ndër të tjera. 

taulant balla keshilli kombetar i integrimit 17 tetor 2022

Sondazh

Poll