Politike

Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Të 'shkallmohet' dera që mban të mbyllura dojet e sigurimit

Alibeaj i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve t ëish-sigurimit të shtetit.

17 Tetor 2022, 12:27 Nga A.B
Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Të 'shkallmohet' dera që mban
Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve t ëish-sigurimit të shtetit.

'Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dojet e sigurimit. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dorë e vetme'- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll