Aktualitet

Mbyllen 3 degë! Gazetaria dhe ekonomia nuk ofrohen në Universitetin e Elbasanit

Mungesa e studentëve dhe kërkesa në rënie ka çuar në mbylljen e tre degëve në Elbasan: Gazetaria, Gazetari-Anglisht dhe Ekonomia.

17 Tetor 2022, 09:33 Nga A.B
Mbyllen 3 degë! Gazetaria dhe ekonomia nuk ofrohen në Universitetin e
Universiteti i Elbasanit

ELBASAN- Sot nis viti i ri akademik. Ndryshe nga vitet e kaluara, universitetit i Elbasanit, ka më pak studentë se vitet e kaluara. 1138 studentë të regjistruar për herë të parë, ndërsa kuota të lira janë 1435 ose e shprehur në për qindje 55.7 %.

Mungesa e studentëve dhe kërkesa në rënie ka çuar në mbylljen e tre degëve në Elbasan: Gazetaria, Gazetari-Anglisht dhe Ekonomia.

Ndërkohë rreth 10 degë të mësuesisë janë hapur me numër minimal studentësh. 

Në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” do të ulen 350 studentë, shifër kjo e njëjtë krahasuar me një vit më parë. Universiteti i Gjirokastrës numëron në total 1500 studentë, numër ky shumë i ulët në raport me numrin e popullsisë.

viti i ri akademik elbasan

Sondazh

Poll