Aktualitet

Mungesa dhe në staf/ Universiteti i Vlorës nis me regjistrimet më të ulta ndonjëhere

Kjo pasi me dy fazat e para të regjistrimit të studentëve janë vetëm mbushur rreth 55% të kuotave. 

17 Tetor 2022, 09:01 Nga I.A
Mungesa dhe në staf/ Universiteti i Vlorës nis me regjistrimet më
Universiteti “Ismail Qemali”

VLORË- Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë do e nis këtë vit akademik me mungesa të theksuara të studentëve. Kjo pasi me dy fazat e para të regjistrimit të studentëve janë vetëm mbushur rreth 55% të kuotave. 

Edhe pse ka disa ditë kohë që të mbyllet faza e tretë e regjistrimit, ky vit ka shënuar mesataren më të ulët të studentëve të reëgjistruar më parë. Për shkak të mungesës së stuidetnëve disa degë rrezikojnë që të mbyllen. Universiteti i Vlorës këtë vit ka patur rreth 1200 kuota të lira për regjistrime të reja në programet akademike teksa mësohet se numri i studentëve të regjistruar nuk i kalon 700 studentë.

Por në Universitetin e Vlorës nuk ka vetëm mungesë studentësh por edhe pedagogësh, në disa degë. Kjo pasi ashtu si studentët shumë prej tyre e shohin jetën jashtë vendit. Ende nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me programet e studimit të mësuesisë, kimisë, matematikës dhe fizikës nëse vijohet me këto shifra këto mund të mbyllen.

protesta e pedagogeve universiteti “ismail qemali” në vlorë

Sondazh

Poll