Aktualitet

"Furtunë" në Polici, ikën shefi që u pezullua për ndërtimet pa leje te Liqeni, në struktura futen edhe ekselentët

Pas pezullimit nga detyra të kryekomisar Bujar Mehmetaj për ndërtimet pa leje, në komisariatin nr. 1 është emëruar Petrit Hala.

17 Tetor 2022, 09:23 Nga a.b;f.g
"Furtunë" në Polici, ikën shefi që u pezullua
Muhamet Rrumbullaku dhe Petrit Halo

TIRANË- Kur ka kaluar gati 1 muaj nga marrja e detyrës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur edhe lëvizjet e para. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në total, Rrumbullaku ka një rrokadë prej gati 30 postesh brenda strukturave të Policisë së Shtetit, por dy të parat janë dy lëvizje në komisariatet e Tiranës.

Në Komisariatin nr.1 në Tiranë që drejtohej deri para pak javësh nga Bujar Mehmeti është emëruar Petrit Halo. Mehmeti u pezullua nga detyra pas aksionit për ndërtimet pa leje dhe ngritjen e dy pallateve pa leje.

Ndërkohë që nga Komisariati nr.4 ka lëvizur Petrit Halo dhe është vendosur Luan Hyseni. Pjesë e emërimeve në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë edhe studentët e ekselencës që i bashkuar trupës policore./Dosja.al

bujar mehmetaj petrit hala luan hyseni

Sondazh

Poll