Aktualitet

Akuzohet si bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços, Gjykata lë në burg Martina Pajollarin

Pajollari dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes.

17 Tetor 2022, 08:48 Nga A.B
Akuzohet si bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços,
Martina Pajollari

KORÇË- Martina Pajollari është lënë në masën 'arrest me burg' nga Gjykata e Korçës. E reja u paraqit mëngjesin e sotëm përballë trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë. Pajollari u arrestua më 14 tetor pasi policia arritit të siguronte prova se ajo ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj. Gjyqtari i çështjes ishte Besnik Shehu, ndërsa avokati i Pajollarit është Robert Hyska.

Në sallën e gjyqit, ajo është shprehur se në vendin ku u vra Çeço nuk ka qënë më parë, vetëm në momentin kur është shoqëruar nga policia. 

Pajollari dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes. Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

martina pajollari martin ceco

Sondazh

Poll