Aktualitet

Pedagogu: Pagat tona mbulohen vetëm 10 muaj nga shteti, 2 muajt e mbetur nga tarifat e studentëve

Pedagogu deklaroi se në Shqipëri as pagat vjetore të një mësimdhënësi në universitet nuk mbulohet e plotë.

17 Tetor 2022, 08:43 Nga A.B
Pedagogu: Pagat tona mbulohen vetëm 10 muaj nga shteti, 2 muajt e mbetur
Llesh Lleshaj

TIRANË- Pagat e pedagogëve mbulohen vetëm 10 muaj të vitit nga shteti. Kështu deklaroi ditën e sotme, pedagogu Llesh Lleshaj për Euronews Albania duke nënvizuar se në Shqipëri as pagat vjetore të një mësimdhënësi në universitet nuk mbulohet e plotë.

“Sipas fondeve ose grantit që merr nga qeveria, universitetet marrin për pjesën për të mbuluar pagat. E vërteta është që mbulon deri në 10 muaj të pjesës së pagave të pedagogëve, që do të thotë ne publik, dalim dy muaj privat,” – u shpreh ai.

Lleshaj sqaroi se dy muajt e mbetur paguhen nga tarifat e studentëve, të cilët paguajnë edhe për shpenzime të tjera infrastrukturore ose investuese. Edhe pse qeveria ka premtuar se do të ketë një rritje page, përsëri ata nuk janë të kënaqur.

Sot pedagogët do të protestojnë para fakulteteve për rreth dy orë. Protestat e tyre do  të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll