Politike

VD/ Rama bën ‘meme’ fragmentin me kancelarin Scholz në Berlin: Kur drejtori të thotë që do marrësh honorare për punën jashtë orarit

Bëhet fjalë për momentin kur kancelari gjermen Olaf Scholz i përkthen kryeministrit Rama në anglisht, deklaratën e tij.

15 Tetor 2022, 20:28 Nga F.M
VD/ Rama bën ‘meme’ fragmentin me kancelarin Scholz në
Olaf Scholz

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë humor me një fragment të regjistruar gjatë kongresit të Partive Socialiste Euoropiane. Bëhet fjalë për momentin kur kancelari gjerman Olaf Scholz i përkthen kryeministrit Rama në anglisht, deklaratën e tij.

“Edi sapo thashë që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor.’- u shpreh Scholz, gjë që shkaktoi të qeshura në sallë.

Këtë video, Rama e ka bërë ‘meme’ në profilin e tij në Facebook.

“Ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorare për punën jashtë orarit,”- shkruan Rama krah videos, shkrim që e shoqërim me disa ikona fytyre duke qeshur.

Kryeministri Rama mori pjesë në Berlin në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Evropian. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.

edi rama olaf scholz

Sondazh

Poll