Politike

Kandidat për kryebashkiak të Tiranës? Alimehmeti: Çdo gjë vendoset në kohën e duhur

Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se çdo gjë do të vijë në kohën e duhur e se duhet pritur procesi i primares.

15 Tetor 2022, 14:36 Nga A.B
Kandidat për kryebashkiak të Tiranës? Alimehmeti: Çdo
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar edhe një herë zërat që përfliten se do të kandidojë për postin e Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë për 'Euronews Albania' ai tha se nuk ka bërë kurrë asnjë deklaratë zyrtare, ndërsa sa i takon njerëzve që flasin për një çështje të tillë, mjeku tha se i respekton mendimet, por çdo gjë kërkon kohën e vet.

E vlerësoj atë dashamirësi padiskutim, por do kohën e saj çdo gjë. Çdo gjë vendoset në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe situata aktuale, meqenëse ma bëtë pyetjen, do të thotë duhet të presim një proces që është quajtur primare,’ -u shpreh Alimehmeti.

Mjeku nuk konfirmoi asgjë, por nuk mohoi se ka mundësi të kandidojë për t’u bërë kryetari i ri i bashkisë Tiranë.

ilir alimehmeti zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll