Politike

Berisha përshëndet të rinjtë në Tik Tok: Sot jam 78 vjeç, mos pushoni kurrë së ëndërruari

Sipas Berishës, të ëndërrosh dhe të duash Shqipërinë janë dy gjërat që të çojnë drejt suksesit.

15 Tetor 2022, 16:49 Nga F.M
Berisha përshëndet të rinjtë në Tik Tok: Sot jam 78
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përshëndetur të rinjtë nga profili i tij që sapo ka hapur në Tik Tok. Në një video-mesazh, Berisha dëgjohet të thotë se ai sot është 78 vjeç dhe se rinia nuk duhet të ndalojë kurrë së ëndërruari. Sipas Berishës, të ëndërrosh dhe të duash Shqipërinë janë dy gjërat që të çojnë drejt suksesit.

“Të dashur miqtë e mi të Tok Tokut, sot jam 78 vjeç, nga kjo vjeshtë e bukur e jetës time, dua t'ju jap një mesazh. Unë në moshën tuaj bashkë me të tjerë kishim ëndrra që nuk i realizonim dot sepse ishim të shtypur nga diktatura, kishim bindjen se situata nuk do të ndryshojë kurrë. Nga bisedat që kam pasur me të rinjtë e sotëm, konstatoj se edhe ata kanë të njëjtën bindje. Unë dua t'ju sugjeroj dy gjëra, mos pushoni kurrë së ëndërruari dhe duajeni Shqipërinë. Unë e di se ju keni ëndrra fantastike, ndaj të bashkohemi, ju me forcën, energjinë tuaj do t'i realizoni këto ëndrra. Ju përqafoj të gjithëve,”- thotë Berisha.


Kreu i PD-së ka festuar ditëlindjen sot. Ai i është bashkuar edhe platfromës së Tik Tok në rrjetet sociale. Ky hap u ndërmor nga Berisha pasi deklaroi e Partia Socialiste ishte shumë hapa para demokratëve në teknologji e rrjetet sociale.

sali berisha

Sondazh

Poll