Politike

VIDEO/ "Edi u thashë që...", Scholz i përkthen fjalimin e tij Ramës (MESAZHI)

Teksa kancelari gjerman ishte duke mbajtur fjalimin e tij në Kongres në gjuhën gjermane, në një moment ka ndaluar dhe i ka shpjeguar në anglisht kryeministrit Rama se për çfarë po fliste.

15 Tetor 2022, 16:11 Nga d.a.
VIDEO/ "Edi u thashë që...", Scholz i përkthen fjalimin
Rama dhe Scholz

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë kongresit të Partive Socialiste Euoropiane. 

Teksa kancelari gjerman ishte duke mbajtur fjalimin e tij në Kongres në gjuhën gjermane, në një moment ka ndaluar dhe i ka shpjeguar në anglisht kryeministrit Rama se për çfarë po fliste.

Edi sapo thashë që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor.’- u shpreh Scholz.

Në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin ishin të ftuar në këtë Kongres. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.

edi rama olaf scholz kongresi i partive socialiste

Sondazh

Poll