Sport

Sherr mes De Zerbit dhe Frank në Brentford-Brighton. Lojtarët ndajnë trajnerët…

De Zerbi: “Nuk më pëlqen kur trajnerët e tjerë prekin lojtarët e mi dhe kur flasin me ta, sepse nuk flas kurrë me një lojtar të një ekipi tjetër".

15 Tetor 2022, 11:07 Nga DOSJA

Sherr mes De Zerbit dhe Frank në Brentford-Brighton. Lojtarët

ANGLI - ‘Shkëndija’ mes Roberto De Zerbi dhe Thomas Frank gjatë ndeshjes Brentford-Brighton. Të dy trajnerët për pak sa nuk përplasen fizikisht pas një ndërhyrjeje në lojë. Në minutën e 44-të të pjesës së pare, danezi kishte tentuar të vononte një aksion, duke penguar një lojtar të Brightonit. Tekniku italian reagoi me zemërim. 

Ndërhyrja e lojtarëve të të dyja skuadrave dhe e anëtarëve të stafit teknik pengoi përshkallëzimin e situatës, duke ftohur mendjet e teknikëve, të cilët u sqaruan menjëherë, pasi morën nga një paralajmërim të arbitrit. Brentford fitoi 2-0 për llogari të javës së 11-të të Premier League.

Roberto De Zerbi, trajneri i Brighton, pas ndeshjes komentoi edhe sherrin me Frank: "Nuk ka probleme. Nuk më pëlqen kur trajnerët e tjerë prekin lojtarët e mi dhe kur flasin me ta, sepse nuk flas kurrë me një lojtar të një ekipi tjetër".

Sherr mes De Zerbit dhe Frank në Brentford-Brighton. Lojtarët

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll