Aktualitet

Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese! KED lejon kandidimin e Gent Ibrahimit e Ardian Dvoranit

KED kërkoi ekspert për të ardhurat e shpenzimet dhe pas raportit të ekspertit është dhënë dakordësi për kandidaturën e Ibrahimit.

15 Tetor 2022, 11:41 Nga A.B
Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese! KED lejon kandidimin
Genti Ibrahimi dhe Ardian Dvorani

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të dy kandidatëve Ardian Dvorani dhe Genti Ibrahimi. Kandidimi për Ibrahimin u mbajtu pezull për shkak të një problemi me pasqyrën financiare. KED kërkoi ekspert për të ardhurat e shpenzimet dhe pas raportit të ekspertit është dhënë dakordësi për kandidaturën.

NJOFTIMI:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese zAltin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati. Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

genti ibrahimi ardian dvorani gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll