Aktualitet

DETAJE- Shpërthimi me tritol, i biri i policit kandidoi për kryetar dege i PD-së në Lezhë

Djali i tij Alen Kola ka qene kandidat për kryetar të partisë demokratike në zgjedhjet e zhvilluar nga Rithemelimi.

15 Tetor 2022, 10:00 Nga A.B
DETAJE- Shpërthimi me tritol, i biri i policit kandidoi për kryetar
Banesa

LEZHË- Efektivit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Zef Kolës iu vendos sasi tritoli në derën e banesës. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se djali i tij Alen Kola ka qene kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e zhvilluar nga Rithemelimi.

Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kola kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar shpërthimin i cili ishte i fuqishëm kanë dalë nga banesa, duke njoftuar policinë. Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet në lidhje me rastin. Specialistet e Njesisë Antieksploziv të ardhur nga Tirana pritet të përcaktojnë llojin dhe sasinë e lëndes shpërthyese. 

zef kola tritol ne lezhe alen kola

Sondazh

Poll