Aktualitet

EMRAT + VIDEO/ Të shpallur në kërkim, policia arreston 2 persona në 'Komunën e Parisit'

Në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, policia organizoi punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Location 2".

15 Tetor 2022, 09:50 Nga A.B
EMRAT + VIDEO/ Të shpallur në kërkim, policia arreston 2 persona
Momenti i arrestimit

TIRANË- Mehmet Lamko dhe Elsi Balla janë arrestuar nga Policia. Në informacionet e marra për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, policia organizoi punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Location 2". Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u arrestua Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.


NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Location 2". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Location 2".

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve:- Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;- Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

elsi balla mehmet lamko dy arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll