Aktualitet

Ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet 24-vjeçari në Kurbin (EMRI)

Orges Filaj, është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

15 Tetor 2022, 10:27 Nga A.B
Ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet 24-vjeçari në
Policia

KURBIN- Një 24-vjeçar i kërkuar për vjedhje është vënë në pranga nga policia. Orges Filaj, është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të informacionit me struktura të tjera, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Sanxhak, shtetasin e shpallur në kërkim:

– Orges Filaj, 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne kurbin orges filaj

Sondazh

Poll