Aktualitet

Protesta e të verbërve/ Gruaja: Linda t'ia lidhë sytë Ramës, t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë

Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.

15 Tetor 2022, 11:06 Nga A.B
Protesta e të verbërve/ Gruaja: Linda t'ia lidhë sytë
Protestuesit

TIRANË- Ditën e sotme, shoqata e të verbërve po proteston përpara Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar të drejtat e tyre. Një prej protestuesve, u shpreh për mediat se edhe pse kanë dhënë votën e tyre për Qeverinë, janë harruar dhe braktisur. 

“Jemi të harruar, të braktisur totalisht nga kjo qeveri që e kemi votuar. Me plot gojën i kemi votuar dhe jemi të braktisur. Po mbijetojmë. Vetëm ditën e votave kujtohen”.- tha një prej protestuesve.

Ata thanë se pagesa nuk mjafton për asgjë dhe se ata që shërbejnë si kujdestar të të verbërve nuk janë as të siguruar. Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.

“Me çfarë të jetoj, me 130 mijë lekë? Më thotë se nëse nesër ky vdes unë nuk kam as vjetërsi pune. Po shikojmë nga fëmijët të na ndihmojë. Ne kemi marrë 6%. Thuaj 10 mijë lekë, sa të dalësh poshtë pallatit prishen. Vetëm një orë të rrijë kryeministri si këta. Një orë bashkëshortja t’ia lidhë sytë e t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë. Është shtresa më inteligjente, por janë të mbyllur”, tha protestuesja.

“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit, duke radhitur të gjitha problemet që ata kanë. 

protesta e te verberve

Sondazh

Poll