Aktualitet

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj, Prokuroria e Tiranës dyshon për mospërputhje rrëfimesh (KËRKESA)

Dëshmia e tyre kërkohet nga akuza e Tiranës për ngjarjen e 4 janarit në zonën e "Don Boskos", ku humbi jetën Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

15 Tetor 2022, 11:25 Nga A.B
Dëshmia e vëllezërve Beqiraj, Prokuroria e Tiranës dyshon
Gentian dhe Indrit Beqiraj

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon nga ajo e Durrësit vënien në dispozicion të dëshmisë së plotë të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të arrestuar pas përplasjes me anëtarë të grupit të Rrumit të Shijakut në autostradën Tiranë-Durrës.

Dëshmia e tyre kërkohet nga akuza e Tiranës për ngjarjen e 4 janarit në zonën e "Don Boskos", ku humbi jetën Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. 'Reporttv' raporton se prokuroria konsideron se ka mospërputhje të dëshmive të dy vëllezërve me atë të hetimeve që janë kryer që prej ditës së ngjarjes.

Prokuroria pritet të kryejë veprime të tjera hetimore, duke kërkuar edhe analizimin e qelizave telefonike të personave të përfshirë, emrat e cilëve janë zbardhur nga dy vëllezërit Beqiraj.

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si "Rrumi". Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H. 

gentian dhe indrit beqiraj vrasja ne don bosko gentian beqiraj

Sondazh

Poll